
Gjesti dënohet me dy vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, është dënuar sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë me dy vjet burgim me kusht dhe me 6 mijë euro gjobë.
Vendimi është marrë pasi Gjykata miratoi marrëveshjen e arritur ndërmjet mbrojtjes së Kelmendit dhe Prokurorisë për pranimin e fajësisë.
Dënimi me burg nuk do të ekzekutohet nëse Gjesti nuk kryen vepër tjetër penale gjatë periudhës dyvjeçare të provës.
Çështja lidhet me mosmarrëveshjen e artistit me Erkand Shabanin, pronarin e kompanisë “Onima”. Përfaqësuesi ligjor i palës së dëmtuar e kundërshtoi marrëveshjen, duke e cilësuar trajtimin ndaj Kelmendit si tepër të favorshëm.
Me shpalljen e këtij vendimi përfundon procesi gjyqësor ndaj këngëtarit.